Studentët vazhdojnë të refuzojnë ofertat e vazhdueshme të kryeministrit Rama për dialog në lidhje me 8 pikat e tyre. Të mbledhur të shumtë në numër para parlamentit ku zhvillohet seanca e radhës plenare, ata i janë përgjigjur me thirrje në kor “jo dialog” dhe “plotëso kërkesat”, apelit të kreut të qeverisë që studentet të shkonin madje edhe brenda në sallën e kuvendit dhe të diskutonin në sy të publikut kërkesat e tyre.