Vizion Plus – Shpërndanin drogë tek nxënësit, arrestohen dy beratas

arrestim

Policia e Beratit ka ndaluar dy shtetas që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave si dhe ka arrestuar një të tretë për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake. Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, pasi këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

https://www.vizionplus.tv/shperndanin-droge-tek-nxenesit-arrestohen-dy-beratas/