Ne ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtron drekë për njerëzit në nevojë. Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se 5 shtatori duhet të jetë ditë reflektimi për të gjithë. Më pas ai zhvilloi një ndeshje futbolli me fëmijët qe trajtohen në një nga qendrat sociale. Gjatë tre viteve Bashkia ka hapur disa mensa sociale për të ofruar ushqim për njerëzit më në nevojë.
https://www.vizionplus.tv/ne-ndihme-te-njerezve-ne-nevoje/