Nga të dhënat zyrtare të bashkisë Dibër rezulton se fëmijët e lindur në tre vitet e fundit nuk kanë marrë shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja qe ishte ne fuqi me pare. Vitin e kaluar Bashkisë i ka ardhur një fond shumë i vogël nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me të cilin ka mbyllur vetëm një 3 mujor të vitit 2016-të. Në bashkinë e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit që nga viti 2016 janë 3267 fëmijë që presin të marrin shpërblimin prej 5 mijë lekesh.