Shumë prej fermerëve të Zadrimës të zhgënjyer nga tregu, thonë se vitin tjetër nuk do të mbjellin më pasi kostoja është shumë më e lartë se fitimi, teksa tregojnë se nuk kanë marrë asnjë mbështetje apo subvencionim nga shteti. Fermerët kërkojnë ngritjen e një tregu të posaçëm për shitjen e prodhimeve të tyre, në të kundërt ata do të vijojnë të vuajnë pasojat e një tregtimi të çrregullt dhe pa standarde.