“Marrëveshja e detit me Shqipërinë mbyllet brenda një muaji”, kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në një intervistë për televizionin grek Skai. Deklarata e shefit te diplomacisë greke vjen pas takimit te dy grupeve teknike qe po negociojnë per te arritur nje marrëveshje. Ditën e enjte ministri për Europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Selanik në kuadër të takimit mes Shqipërisë Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë.
https://www.vizionplus.tv/kotzias-jemi-gati-per-marreveshje/