Kur mbeten edhe thuajse dy javë nga fillimi i vitit shkollor, në bashkinë e Gjirokastrës ka nisur rikonstruksioni i 14 shkollave të sistemit 9 vjeçar dhe atij të mesëm. Drejtori i Agjencisë se Mirëqenies dhe Kujdesit Social tha se për shkak të punimeve, semestri i parë do të ketë vështirësi ne mësimdhënie. Ndërkohë tre shkolla në rrethin e Korçës nuk do të hapin dyert ditën e parë të vitit shkollor. Numri i ulët i nxënësve të Drenovës, Barçit dhe Kolanecit do bëjë që 100 nxënës të klasave të pesta e deri në klasën e nëntë të marrin mësim në shkolla të tjera shumë afër vendbanimeve të tyre.