Vizion Plus – Dhuna në familje, rreth 500 raste në Tiranë vetëm në 9 muaj

Dhuna në familje vijon të jetë një problem madhor në shoqërinë shqiptare, e sidomos gjatë viteve të fundit. Vetëm në 9 muaj të këtij viti, në policinë e Tiranës janë trajtuar 489 raste dhune, me 166 autorë. Psikologia në drejtorinë e Tiranës, shprehet se sipas statistikave të viteve 2016 dhe 2017 ka një zbehje të numrit të denoncimeve. Pjesa më e madhe e dhunuesve janë pa arsim përkatës, ndërsa faktorët e dhunës janë të ndryshëm, si ato ekonomike apo përdorimi i drogërave, ku viktimë mbeten fëmijët. Vetëm në vitin e shkuar, 48 fëmijë kanë denoncuar në polici rastet e dhunës ndaj tyre, ndërsa gratë janë sërish ato që sakrifikojnë për mbarëvajtjen e familjes.

https://www.vizionplus.tv/dhuna-ne-familje-rreth-500-raste-ne-tirane-vetem-ne-9-muaj/