Vizion Plus – Alarmante! 2 mije denoncime në 8 muaj për dhunë në familje

dhuna-familajre

Në 8 muaj rreth 2 mijë gra kanë denoncuar dhunën e ushtruar nga burrat. Duke iu referuar të dhënave të Policisë shqiptare, janë identifikuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje. Më shumë se 1600 urdhra mbrojtje të menjëhershme janë lëshuar për rastet e dhunës. Kryesisht janë gratë që kërkojnë urdhër mbrojtje nga burrat, pasi këta të fundit kanë ushtruar dhunë fizike ose psikologjike. Por në disa raste të tjera edhe vajzat kërkojnë urdhra mbrojtje nga babai. Shkaqet e dhunës në familje janë për disa arsye, ku më kryesori mbeten kushtet ekonomike.

https://www.vizionplus.tv/alarmante-2-mije-denoncime-ne-8-muaj-per-dhune-ne-familje/