Viti i ri shkollor sapo ka nisur. Gjatë javës së parë të shkollës rreth 6620 vogëlushë me pamundësi ekonomike janë mbështetur nga World Vision në Tiranë, Lezhë, Dibër, Korçë, Shkodër dhe Librazhd, me sigurimin e çantave dhe mjeteve të nevojshme shkollore.
Falë kësaj mbështetje edhe këta vogëlushë do të kenë të mundur që të nisin vitin shkollor, ashtu si të gjithë moshatarët e tyre.
Rreth 368 mijë nxënës kanë nisur këtë vit mësimin në mbi 3700 institucione shkollore të sistemit para universitar në mbarë Shqipërinë.
World Vision, si prej 20 vitesh, do vazhdojë të jetë në 220 shkolla, në 24 bashki duke punuar së bashku me partnerë kombëtarë dhe lokalë.