“Untold Stories 3” – Të rinjtë i japin zë historive të trafikimit të qenieve njerëzore

Duke përdorur fuqinë e fjalës si mjet ndërgjegjësimi, dhjetëra të rinj shqiptarë ju bashkuan konkursit kombëtar të poezive dhe eseve “Histori të Pathëna 3”, për t’i dhënë zë viktimave të trafikimit.

Përmes krijimeve të tyre, ata përcollën mesazhe të fuqishme mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa nxitën publikun për veprim të përbashkët për parandalimin e fenomenit dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, udhëhequr nga UNICEF Albania dhe mbështetur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndiqni videon përmbledhëse të aktivitetit të moderuar nga aktorja e dashur Ema Andrea, për t’u njohur me fituesit dhe mesazhet e tyre.