Tungjatjeta Emanuel!

19575363_597539747087842_8824072414666892419_o

Emanueli është fëmija i parë i Mirës. Ishte vetëm 3 muajsh kur u diagnostikua me encefalopati. Sot është 4 vjeç dhe për shkak të sëmundjes së rëndë nuk flet, nuk ecën, as ulur nuk qëndron dot… Mira tregon se çastet më të bukura janë ato kur ai e ndjek me sy dhe hera herës i buzëqesh. Lodra e tij e prefuar është një makinë e vogël, të vetmen që mund t’i mbajë dora.

Ajo është e gjitha e dhënë pas tij dhe shërimit të tij, ose të paktën përmirësimit. Vogëlushi ka nevojë për fizioterapi dhe logopedi. Ajo e merr në krahë dhe bashkë zbresin të marrin furgonin që i çon në qytet, tek qendra e shërbimeve. U duhet rreth 1 orë për të mbërritur atje. Pasi Emanueli mbaron terapinë, me të në krahë ajo shkon për të marrë furgonin që do t’i ngjisë sërish në fshat. Kur janë me fat presin në stacion 1 orë, por ka raste që presin 2,3… Por Mira nuk dorëzohet. “Edhe në fund të botës do shkoj vetëm të më shërohet çuni!”- thotë ajo.

Është krejt e vetme në këtë luftë mamaja e re. I shoqi, sa herë mundet, shkon në Greqi për të punuar. Kështu bëjnë shumë burra në fshatin e tyre. Ajo jeton me të birin dhe të bijën, Gentën 2-vjeçare në një shtëpi të vjetër, që nga larg duket e pabanueshme. Nje banor i fshatit, u tregua zemërgjerë dhe ua la për të jetuar pasi vetë iku me shtëpi në qytet. Dëshira më e madhe e Mirës është të zbresin poshtë, në qytet, që ta çojë djalin për terapi çdo ditë. “Dua të më bëhet mirë çuni, të paktën të thotë 2 fjalë, apo të rrijë në karrige…nuk po kërkoj të ecë…”- thotë Mira dhe nuk i përmban më lotët. Kaq duhet që të vijë Genta, e vogla sybukur. I fshin lotët mamit dhe puth Lalin, siç i thotë ajo të vëllait. Ai duket sikur merr jetë nga përkëdhelitë e saj. 

Emanueli është një prej 70,000 fëmijëve në vend fëmijëve që janë me aftësi të kufizuar. Vetëm 8 % e tyre marrin shërbimet bazë.

#Tungjatjeta…jetë  është programi më i ri social, që mbështetet nga World Vision.

Këta fëmijë kanë nevojë për ty! 

Si mund të Dhurosh?

RAIFFEISEN BANK

Numër llogarie: 00 3088 0359

IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359

SWIFT: SGSBALTX

Kartë Debiti / Krediti:

http://www.tungjatjeta.al/#dhuro