Tungjatjeta Arjan!

26692506_10211247150321672_2093074795_o

Arjani është djali i vogël i familjes. Ai erdhi në jetë pas motrës dhe 2 vëllezërve më të mëdhenj. Prindërit tregojnë se jetesa në një familje të madhe si e tyrja, në një fshat të varfër të Librazhdit nuk është e lehtë. Ata janë të dy të papunë. Ata kanë një lopë dhe kanë pak tokë ku mbjellin zarzavate, fruta dhe misër. Këto janë i vetmi burim të ardhurash për familjen e tyre.

Por brenga e tyre më e madhe është Arjani, sot 15 vjeç. E ëma, tregon se kur ishte fare i vogël, kaloi një temperaturë të lartë dhe që atëherë ai nuk qe më kurrë si bashkëmoshatarët. Ajo e ka të vështirë dhe të pamundur të tregojë më shumë. “Nuk e kuptuam si i erdhi. E çuam tek doktori pas disa ditësh dhe diagnoza që i caktoi mjeku ishte autizëm fëminor”- tregon e ëma.

Që atëherë ai nuk ka marrë kurrë shërbimet e nevojshme për të cilat ka nevojë, që të përmirësohet. Atij i nevojitet logopedi por qendra e vetme ku ai mund të marrë shërbime është në qendër të Librazhdit dhe ai nuk mund të shkojë i vetëm.

Ai është i qetë, fjalëpakë dhe i qeshur. Atij i pëlqen të ketë shokë, të dal me ta e të luaj. Arjanit i pëlqen shumë të shohë televizor dhe të dëgjojë muzikë.

A ke shokë e pyesim?

-“Jo” përgjigjet.

“Ata nuk pranojnë të luajnë me të. Kanë turp të lajnë me të. Ata e tallin. Ka pasur raste që edhe e kanë rrahur”- tregon e ëma e prekur.

Ai përfundoi vjet shkollën 9-vjeçare, por nga shkolla nuk mori asgjë. Ëndrra ime më e madhe është që Arjani të mësojë të shkruajë të paktën emrin e vet” – thotë e ëma e përlotur.  

Dëshira e prindërve është që Arajni të marrë kujdesin e specializuar mjekësor që të përmirësohet, sadopak. Për këtë, World Vision, ka filluar programin social Tungjajeta, që do ti mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuara në fshatrat e thellë të Librazhdit, shërbime të specializuara.

Ju mund të dhuroni në:
Në kutitë e dhurimit në hipermarketet Interspar, dyqanet Jumbo dhe Aeroportin Nënë Tereza. Raiffeisen Bank
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro.