Eugent Bushpepa tregon edhe njëherë se ka një zemër të madhe. Ai ka pranuar jo vetëm të jetë Ambasador i “World Vision” për programin social “Tungjatjeta…Jetë”, por të udhëtojë, në ato zona ku Tungjatjeta ka nisur. Emanueli është një ndër fëmijët që sot po merr shërbime të specializuara nga ekipi i Tungjatjetës, por kjo nuk mjafton! Në të gjithë vendin janë rreth 70 mijë fëmijë me një aftësi të kufizuar dhe vetëm, 8 % e tyre përfitojnë nga shërbimet e specializuara.