“Mami, po unë pse nuk eci…,”- kjo ishte pyetja më e shpeshtë që në vitin 2017, Arta i bëntë të ëmës, Florinës. Vogëlushja nga Librazhdi ishte diagnostikuar me paralizë cerebrale dhe për shkak të vështirësive ekonomike, familja nuk i kishte ofruar dot asnjë seancë fizioterapi. Një vit më vonë, për Artën do të niste një rrugëtim transformues.
Ajo u bë pjesë e programit Tungjatjeta Jetë të World Vision Albania dhe çdo javë ekipi i specialistëve udhëtonte drejt shtëpisë së saj për t’i ofruar terapi. Sot Arta jo vetëm që ecën në mënyrë të pavarur, por edhe po zhvillon talentet e saj.
Ndiqni historinë frymëzuese.