Mbrojtja dhe advokimi për të drejtat e fëmijëve si dhe ndihmat e vazhdueshme konkrete për ta jane gjithmonë në fokus të punës së pandërprerë të “World Vision”. Programi më i fundit i ndërmarrë nga kjo organizatë quhet “Tungjatjeta…Jetë”. Për t’u njohur më gjerësisht me këtë program dhe shumë çështje të tjera që prekin fëmijët qenë të ftuara në emisionin e pasdites Klodiana Kapo dhe Donika Qelemeni nga “World Vision”, që treguan studimet dhe rezultatet konkrete që ky program ka arritur të sjellë në jetën e shumë vogëlushëve me aftësi të kufizuar.
http://top-channel.tv/video/pasdite-ne-tch-tungjatjetajete-25-qershor-2018-pjesa-2/