Djalë apo vajzë? Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë në kërkim të djalit. Djali do të thotë fitore, vajza humbje. Një studim i fundit në vend tregon të dhëna të frikshme për abortin selektiv. “Që nga viti 1990 e deri më sot, në Shqipëri janë 33 mijë vajza të munguara”, thotë Eglantina Bardhi, nga “Together For Life”. Nga ana tjetër mjekja Rubena Moisiu pohon se Shqipëria mban vendin e parë në Europë sa i përket këtij fenomeni.