Top Channel – Varfëria që të lë analfabet

Në shtëpinë e familjes Gjikola, në Strikçan të Bulqizës, ka mbetur vetëm pak miell për t’u ushqyer. Që prej vdekjes së kryefamiljarit 6 muaj më parë, familja prej 5 anëtarësh e Malvina Gjikolës jeton vetëm me 12 mijë lekë në muaj. Në një shtëpi në kushte të mjerueshme, paratë nuk dalin as për të ngrënë. Nëna mundohet çdo ditë të sjellë të ardhura nga shitja e mollëve. Në këtë familje ata që do ta paguajnë më shtrenjtë janë fëmijët, të cilët nëna mund të mos i dërgojë më në shkollë për shkak se nuk ka para’ t’u blejë as libra.

http://top-channel.tv/2018/07/20/varferia-qe-te-ben-analfabet/