Top Channel – Skandal në Kosovë, e mitura përdhunohet nga mësuesi e polici, e më pas aborton

Kosova është tronditur nga historia e përdhunimit të një 16-vjeçareje, të cilën e bën edhe më të rëndë fakti që kalvarin e vajzës e ka thelluar më shumë pikërisht personi që duhej ta ndihmonte. Nxënësja nga Drenasi ishte abuzuar nga mësuesi i saj dhe kishte shkuar në polici të denonconte ngjarjen. Por, tmerri i saj vetëm sa kishte filluar. Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të. Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë.

http://top-channel.tv/2019/02/07/skandal-ne-kosove-e-mitura-perdhunohet-nga-mesuesi-e-polici-e-me-pas-aborton/