Kriza demografike e Shqipërisë vazhdon të thellohet. INSTAT ka raportuar se në tremujorin e dytë të këtij viti, lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se, për periudhën maj-qershor të këtij viti u regjistruan 1.891 lindje më pak, sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Lindshmëria në Shqipëri po bie me ritme të shpejta, duke paralajmëruar një krizë të thellë demografike në të ardhmen.