Ndërtimi i godinave të reja shkollore në Bashkinë e Durrësit po bëhet në bazë të modeleve të BE-së, po kjo lë të paadresuar një çështje të rëndësishme, siç siguria e nxënësve, pa përjashtuar dhe ndotjen e ajrit. Shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, e cila u ndërtua nga e para, po i mungon rrethimi dhe ndodhet fare pranë stacionit të autobusit urban të unazës, në një nga kryqëzimet me trafik të rënduar mjetesh dhe këmbësorësh. Në bashkinë Durrës thonë se rrethimi i godinës shkollore nuk është i detyrueshëm me ligj dhe se në projektimin e godinave të reja shkollore, Bashkia Durrës i referohet modeleve EU.
http://top-channel.tv/2019/02/20/shkollat-ne-durres-prane-makinave-prinderit-merrni-masa/