Human Right Whatch publikoi raportin e saj më të fundit me 674 faqe, për gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku përfshihet edhe Kosova. “HRW” thekson se përparimi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë ishte i ngadalshëm gjatë vitit, e ndalet edhe te debatet për ndryshime të mundshme kufijsh, që udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës ndezën në gusht të vitit të shkuar.“Plani, – thuhet në raport, – nxiti shqetësime për të drejtat e njeriut, për shkak të shkëmbimit të popullatës që duhej të ndodhte sipas tij”.
http://top-channel.tv/2019/01/17/raporti-per-te-drejtat-e-njeriut-hrw-perfshin-kosoven/