Top Channel – Pyetësori problematik! Nxënësit minorenë përgjigjen për seksin

Nxënësit e moshave 11, 13 dhe 15 vjeç kanë plotësuar në shkolla një pyetësor me qëllim vlerësimin e sjelljeve shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore. Por, në morinë e pyetjeve, gjen edhe nga ato që lidhen me seksin. Ministria e Arsimit tha se ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë dhe se pyetjet për sjelljet seksuale u janë adresuar vetëm 15 vjeçarëve.

http://top-channel.tv/2018/05/30/pyetesori-problematik-nxenesit-minorene-pergjigjen-per-seksin/