Top Channel – Protestë për pyjet në Bulqizë. Banorët mblidhen përpara bashkisë

bulqize

Rreth 1.000 persona kane dolë përpara bashkisë së qytetit me pankarta në duar. Protestuesit kërkuan anulimin e koncensionit për shfrytëzimin e masivit pyjor shekullor në Bulqizë. Protesta, krahas shoqërisë civile dhe qytetarëve të thjeshtë, u përkrah edhe nga sportistët e ringut, vëllezërit Keta. 5 ditë më parë ishin gratë e fshatrave të Fushë-Bulqizës ato që protestuan, duke u ngjitur në mal, atje ku ndodhet masivi pyjor, të cilin komuniteti atje kërkon që të mos preket.

http://top-channel.tv/2018/07/19/proteste-per-pyjet-ne-bulqize-banoret-mblidhen-perpara-bashkise/