Kjo është java e dytë që 200 nxënës të shkollës 9-vjeçare të Menglit në Elbasan së bashku me prindërit e tyre, jo vetëm kanë bojkotuar procesin mësimor, por edhe protestojnë për hapjen e shkollës e cila është dëmtuar një vit më parë nga një tërmet. Një ditë pasi hynë me forcë në shkollë, të martën banorët e Menglit e përshkallëzuan protestën duke bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd, protestë e cila më pas është shpërndarë nga policia pasi ishte e paligjshme.