Top Channel – Prindërit: Të zbardhet ngjarja. Në shkollën e Kavajës, Avokati i Popullit nis një verifikim

Prindërit shprehen ende të shokuar nga ngjarja e përdhunimit seksual të një të miture dhe po tregojnë akoma më shume kujdes për fëmijët e tyre. Në qytet u zhvillua dje mbledhja e një grupi multidisiplinar me përfaqësues të shkollës, agjencisë së të miturve, psikologëve, policise për masat që do të merren ne menaxhimin e mëtejshëm të situatës dhe parandalimin e rasteve të tjera. Përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë dy ditë në qytetin e Kavajës duke bërë një hetim administrative për verifikimin e pretendimeve të ngritura në media për mosreagim dhe fshehje te ngjarjes nga strukturat shtetërore duke nisur nga shkolla, policia dhe prokuroria.

http://top-channel.tv/2019/02/06/prinderit-te-zbardhet-ngjarja-ne-shkollen-e-kavajes-avokati-i-popullit-nis-nje-verifikim/