Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të fenomenit të pedofilisë “online” të mërkurën, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë mbajti një dëgjesë me përfaqësues të Shoqërisë Civile. Pasi u adresuan të gjitha problematikat, ndryshimet dhe risitë, si rrallëherë nuk pati asnjë kundërshtim nga anëtarët e Komisionit, të pozitës apo opozitës, për ndryshimet ligjore dhe Kodin Penal.