Top Channel – Kartat e identitetit/Shqiptarëve s’u ndahen radhët, zgjimi që në 4 të mëngjesit

radha-kartat

Këtë fillimviti, fluksi i qytetarëve që aplikojnë për karta dhe pasaporta është rritur, pasi deri në fund të 2019 skadojnë rreth 1.4 milionë karta. Problemet e para kanë filluar të shfaqen në njësitë 1 dhe 2 në Tiranë, ku shërbimi nuk ofrohet që prej dy muajsh. Kioska ku bëheshin aplikimet ishte jashtë kushteve normale. Qytetarët u drejtuan tek njësitë 5, 3 dhe 4. Fluksi është aq i lartë sa shkon deri në mbi 200 kërkesa për aplikime në ditë.

http://top-channel.tv/2019/01/15/kartat-e-identitetit-shqiptareve-su-ndahen-radhet-zgjimi-qe-ne-4-te-mengjesit/