Top Channel – Kamera në çdo institucion përkujdesi. Si do të vëzhgohen; azilet, jetimoret…etj?

Denada Sferi, drejtoreshë e programeve të zhvillimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale ka folur për iniciativën e ndërmarrë që të gjitha kamerat e sigurisë të jenë të pranishme në cdo institucion të përkujdesit social. Eshtë filluar me institucionet me publke, aty ku ka patur edhe më shumë mangësi dhe problematika në lidhje me trajtimin e fëmijëve apo personave me aftësi të kufizuar. Përvec kamerave ministria ka edhe zgjidhjen tjetër “agjentët e fëmijëve”, të cilët do të jenë persona brenda institucioneve publike që do të monitorojnë edhe ata pjesën tjetër të kamerave.

http://top-channel.tv/video/wake-up-20-nentor-2018-pjesa-2/