Top Channel – Humbi jetën në spital, Policia: E mitura ishte paraqitur me disa plagë në trup

spitali

Sipas të dhënave të para të grupit hetimor, vajza ishte paraqitur në ambientet e spitalit e shoqëruar nga familjarë të saj, ndërsa në trup ishin konstatuar plagë të ndryshme. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 13-vjeçarja nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve, ndërsa policia pritet të marrë në pyetje familjarët, për të hedhur më shumë dritë rreth kësaj ngjarjeje. Ky proces është vështirësuar, pasi familjarët e saj janë shurdhmemecë dhe për t’i marrë në pyetje, duhet ndihma e ekspertëve të këtij lloj komunikimi.

http://top-channel.tv/2018/10/11/humbi-jeten-ne-spital-policia-e-mitura-ishte-paraqitur-me-disa-plage-ne-trup/