Top Channel – “Hapësira miqësore” për të miturit. Ambientet e posaçme për viktimat e dhunës në familje

Pas ndryshimit të Kodit Penal për të mitur, për herë të parë në Shqipëri do të ketë hapësira të posaçme për trajtimin e kësaj kategorie gjatë shoqërimit në komisariatet e policisë. Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i të miturve që janë në kontakt dhe konflikt me ligjin, duke u 20-fishuar brenda pak viteve. “Trajtimi me standard i të miturve nuk janë vetëm ambiente fizike, por edhe qasja e oficerëve të Policisë Gjyqësore që janë në kontakt me ta”, tha Eljona Boçe Elmazi nga “World Vision”. Sipas një raporti mbi situatën e mirëqenies së fëmijëve në Shqipëri, 70% e tyre pohojnë se kanë përjetuar dhunë dhe 80% e prindërve pranojnë se kanë përdorur dhunë ndaj fëmijëve të tyre, si mjet disiplinimi.

http://top-channel.tv/2018/09/10/hapesira-miqesore-per-te-miturit-ambientet-e-posacme-per-viktimat-e-dhunes-ne-familje/