Johannes Hahn erdhi në Tiranë për të nisur punën përgatitore që i paraprin hapjes formale të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Në tryezën e përbashkët mes ekipit qeveritar shqiptar dhe atij të Komisionit Europian, Kryeministri Rama bëri publik edhe emrat e dy personave kyç që do të ndjekin procesin e negociatave mes Tiranës dhe Brukselit. Eurokomisioneri për Zgjerimin nguli këmbë disa herë se Shqipërisë do t’i duhet një rrjet i tërë ekspertësh të vendosur në të gjitha dikasteret e linjës.