Top Channel – Fruthi, raste të reja çdo ditë. Kryesisht, fëmijët nën 2 vjeç që nuk kanë bërë vaksinën

Situata e fruthit në vend nuk duhet neglizhuar. Çdo ditë ka raste të reja që konfirmohen në Institutin e Shëndetit Publik për fëmijë të prekur nga virusi vdekjeprurës, të cilët janë kryesisht të moshës nën 2 vjeç që nuk kanë bërë dozën e parë të vaksinës. Ekspertë të sëmundjeve infektive thonë se nënat rrezikojnë fëmijët e tyre jo vetëm që të preken nga fruthi tani të vegjël, por duke i rrezikuar edhe ndaj sëmundjeve degjenerative të trurit kur ata të jenë 20 vjeç.

http://top-channel.tv/2019/01/13/fruthi-raste-te-reja-cdo-dite-kryesisht-femijet-nen-2-vjec-qe-nuk-kane-bere-vaksinen/