Shqipe Imeri nga qyteti i Klosit i duhet çdo ditë të ecë 2 orë e gjysmë në këmbë për të shkuar në shkollën ku punon. Nisja në orën 06:00 nga shtëpia që në orën 8:25 të arrijë mësimin. Ajo ju drejtua redaksisë së Fiks Fare pasi Zyra Arsimore Mat nuk i ka kthyer asnjë përgjigje për kërkesën që ka bërë, të emërohet mësuese në qytet për një vend vakant pune, edhe pse përmbush çdo kriter. Shqipja tregon se asnjë mjet transporti nuk niset në atë fshat herët . Vetëm një autobus me nxënës të fshatit për në Klos niset në orën 8, por ky orar është shumë vonë për mësuesen.