Top Channel – Fiks Fare/ “Kostandina”, akuza greke; Mjekoligjorët shqiptarë masakruan trupin e 15-vjeçares

Vdekja e Kostandina Anagnostit në vitin 2014, në atë kohë 15-vjeçare, është cilësuar nga Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore Shqiptare si aksidentale. Asnjë person nuk u përball me drejtësinë, madje nuk janë marrë në pyetje edhe personat e akuzuar. Por, ndryshe nga pala shqiptare, Prokuroria e Janinës ka rihapur çështjen. Taksisti që shoqëroi adoleshenten në Sarandë, në nëntor të vitit 2014, është arrestuar me akuzën e vrasjes. Spiro Papa akuzohet se e ka çuar vajzën në një klinike gjinekologjike në Sarandë për abort.

http://top-channel.tv/2018/11/21/fiks-fare-kostandina-akuza-greke-mjekoligjoret-shqiptare-masakruan-trupin-e-15-vjecares/