Vdekja e Kostandina Anagnostit në vitin 2014, në atë kohë 15-vjeçare, është cilësuar nga Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore Shqiptare si aksidentale. Asnjë person nuk u përball me drejtësinë, madje nuk janë marrë në pyetje edhe personat e akuzuar. Por, ndryshe nga pala shqiptare, Prokuroria e Janinës ka rihapur çështjen. Taksisti që shoqëroi adoleshenten në Sarandë, në nëntor të vitit 2014, është arrestuar me akuzën e vrasjes. Spiro Papa akuzohet se e ka çuar vajzën në një klinike gjinekologjike në Sarandë për abort.