Temperaturat e ulëta kanë sjellë reduktimin e orëve në disa shkolla në Shqipëri. Disa bashki kanë marrë masa disa muaj më parë, duke blerë soba, dru apo rregulluar dhe linjat elektrike. “Fiks Fare” bëri një vëzhgim në shkollat e rrethit Kurbin, ku kishte disa problematika që fillonin nga mungesa e sobave, druve, apo edhe probleme me rrjetin elektrik. Nxënësit thanë se në disa klasa ka ngrohje dhe në të tjera jo. Kjo si pasojë e kontributeve të prindërve të fëmijëve. Fiks Fare mësoi se Bashkia e Kurbinit ka hapur një tender vetëm në ditët e para të vitit 2019 për të blerë soba druri dhe ngrohës elektrikë. Bashkia do të blejë 150 soba me dru dhe 100 ngrohës elektrikë.