Top Channel – Fermerët e Dibrës: Kemi superprodhim, të krijohen kooperativat

salkurti

Prodhimi në frutikulturë ka qenë i mbarë për këtë vit. Fermerët në zonën e Dibrës thonë se ashtu si qershitë, edhe kulturat e tjetra si mollët e dardhët, kanë superprodhim. Sipas tyre ky prodhim i tepërt ka gjithmonë riskun e mungesës së tregut e për pasojë çmimi i produkteve mund të jetë më i ulët. Fermerët thonë se për të shmangur mbetjen e prodhimeve të pa shitura, shteti ka për detyrë të hartojë politika nxitëse për grumbullimin, përpunimin dhe eksportin e prodhimeve.

http://top-channel.tv/2018/07/29/fermeret-e-dibres-kemi-superprodhim-te-krijohen-kooperativat/