Top Channel – Fëmijë analfabetë në klasa kolektive në Vlorë

shkolla-1

“Fiks fare” ka denoncuar analfabetizmin në shkollat shqiptare. Disa fëmijë në klasë të pestë, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karbunarë të Vlorës, nuk dinin të lexonin, shkruanin apo të bënin mbledhje e zbritje. Ndryshe nga shkollat e tjera mësimi në këtë shkollë për 10 nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, e filluan në datën 8 tetor. Shkak u bë mungesa e një mësuese/i. Banorët e fshatit u ankuan se edhe në të kaluarën situata ka qenë e njëjtë, pasi askush nuk preferon të shkojë në atë shkollë, për shkak të largësisë dhe rrugës së keqe.

http://top-channel.tv/2018/10/09/fiks-fare-femije-analfabete-ne-klasa-kolektive-ne-vlore/