Top Channel – E frikshme, aborti selektiv vret 100 milionë femra çdo vit

Tradita zakonore shqiptare ka treguar se shoqëria jonë festonte sa herë që në jetë vinte një djalë. E kundërta ndodhte nëse ishte vajzë, ku dita dhe nata do të kalonin në heshtje njësoj sikur të kishtë ndodhur ndonjë hidhërim. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, dëshira për të pasur djalë ka sjell një tjetër fenomen, atë të abortit selektiv. Sipas OBSH-së mbi 100 milionë femra i humbasin botës çdo vit. Kjo vjen si dëshirë e prindërve për të patur djalë. Edhe pse në vendin tonë nuk ekzistojnë statistika për abortet, përsëri ne nuk përjashtohemi nga ky fenomen.

http://top-channel.tv/2018/07/21/e-frikshme-aborti-selektiv-vret-100-milione-femra-cdo-vit/