Top Channel – Djegia e mandateve, Soreca dhe Schutz në zyrën e Bashës

Në mëngjes në selinë e partisë demokratike mbërriti ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schutz, e më pas ambasadori i BE, Luigi Soreca. Në përfundim të takimi, Soreca u shpreh se temë e diskutimit me kreun e PD ishte vendimi i tij për të djegur mandatet, por edhe protesta që do të zhvillohet të enjten para Kuvendit për të cilën u shpreh se është e rëndësishme të mos ketë dhunë.

http://top-channel.tv/2019/02/20/djegia-e-mandateve-soreca-dhe-schutz-ne-zyren-e-bashes/