Tani edhe fëmijët do të paguajnë biletën e udhëtimit në autobus me të njëjtin çmim sa një i rritur. Këtë kanë vendosur së fundmi drejtues të shoqatës së transportit urban qytetas, të cilët thonë se deri më tani ka qenë një tolerancë e bërë prej tyre që fëmijët 6 vjeç e sipër nuk kanë paguar biletën e udhëtimit.