Top Channel – 6-vjeçari vdes në spital, mjekët: Priste të bënte transplantin e mëlçisë

Një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare. Fëmija kishte mbërritur me urgjencë nga Spitali i Durrësit dhe ishte shtruar në Reanimacionin e Pediatrisë. Burime zyrtare nga QSUT sqarojnë se ai vuante nga mëlçia, e ishte bërë gati të transferohej në një spital jashtë Shqipërisë për të kryer transplantin e mëlçisë.

http://top-channel.tv/2019/01/15/6-vjecari-vdes-ne-spital-mjeket-priste-te-bente-transplantin-e-melcise/