Një studim i fundit, i kryer me adoleshentë në disa gjimnaze të vendit për marrëdhëniet intime në adoleshencë, doli në përfundimin që 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime, ndërsa 1 në 4 vajza ka përjetuar dhunë nga partneri. 64% e vajzave të pyetura pranojnë që partneri t’i kontrollojë rrjetet sociale. Rezultatet e studimit tregojnë se dhuna në marrëdhëniet intime në adoleshencë, i ka rrënjët e thella në familje dhe në ekspozimin e të rinjve ndaj dhunës gjatë gjithë jetës së tyre.