Thirrje për Shprehje Interesi – Produkte Ushqimore dhe Higjienike | World Vision Albania

Organizata World Vision Albania (WVA) fton subjektet ekonomike/supermarketet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore dhe higjienike, të shprehin interesin për bashkëpunim.

Konkretisht, World Vision Albania synon të nënshkruajë një marrëveshje kuadër me afat prej të paktën 2-3 vitesh. Marrëveshja do të mbulojë nevojat që lindin nga programet dhe projektet e organizatës, si dhe situatat emergjente ku mund të kërkohet angazhimi ynë.

Në kuadër të kësaj thirrjeje, bizneset e interesuara duhet të paraqesin:

  • Email për shprehje interesi me subjekt: “Shprehje Interesi – Produkte Ushqimore dhe Higjienike”;
  • Certifikatë Regjistrimi (NIPT).

Afati për paraqitjen e shprehjeve të interesit është 13 nëntor 2026.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: Procurement_Albania@wvi.org.

Të gjitha bizneset që do të shprehin interes do të ftohen në një fazë të mëtejshme të procesit për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, si dhe ofertën e tyre financiare përmes platformës COUPA.

Rreth World Vision Albania

World Vision Albania është pjesë e World Vision International, një organizatë humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie.

World Vision nisi punën në Shqipëri në vitin 1999, në përgjigje të krizës së refugjatëve nga Kosova. Prej 27 vitesh, World Vision punon në Shqipëri për të mbështetur fëmijët, të rinjtë, vajzat, gratë dhe familjet më në nevojë, duke u përqendruar në zhvillimin afatgjatë dhe fuqizimin e komuniteteve.

Fushat kryesore të punës sonë përfshijnë mbrojtjen e fëmijëve dhe përfshirjen sociale, aktivizmin rinor dhe zhvillimin e aftësive për jetën, si dhe krijimin e mundësive për zhvillimin ekonomik të familjeve në nevojë.

Përmes programeve, projekteve dhe partneriteteve me institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetet, synojmë të kontribuojmë në ndryshime të qëndrueshme dhe në përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri.