World Vision Albania, në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe bazuar në aktivitetin e saj në ndihmë të komuniteteve e shkollave dhe më gjerë, shpall thirrjen e hapur drejtuar bizneseve që operojnë në fushën e “Hardware dhe Software.”
Me anë të kësaj thirrjeje, WVA synon të identifikoje biznese të kualifikuara dhe që ofrojnë një cilësi të lartë shërbimi me kosto eficiente, në fushën përkatëse, për ngritjen e 4 SmartLab (laboratoreve Informatike), në shkolla të përzgjedhura në bashkitë Durrës, Tiranë dhe Kamëz, etj.
Për rrjedhojë, WVA synon të nënshkruajë një kontratë 2-3 vjeçare me biznesin fitues për këtë shërbim.
Shërbimi i kërkuar përfshin:
- Laptope
- Mini kompjuter
- Robot i programueshëm për qëllime edukative
- Akses kontrolli dhe karta
- Rrjeti elektrik dhe LAN
- Rack 16 U
- etj
Për më shumë lexoni dokumentin bashkëngjitur me specifikimet teknike.
Të gjithë bizneset e interesuar duhët të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT
Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorezimit të aplikimeve është data 8 Korrik 2024.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.
Suksese.