World Vision Albania, në kuadër të programit të përbashkët të OKB-së “Fuqizimi dhe mbrojtja gjatë gjithë jetës në Shqipëri – LEAP”, po zbaton projektin “Nxitja e punësimit të denjë përmes formimit me kurse profesionale” në Bashkinë Lezhë.
Për të mbështetur institucionet vendimmarrëse në përmirësimin e kuadrit rregullator, World Vision Albania po kërkon një konsulent/e të kualifikuar, i cili/e cila do të hartojë një “Policy Paper” të bazuar në evidenca mbi zbatimin pilot të skemës së mbështetjes financiare të parashikuar në projekt-VKM.
Përshkrimi i shërbimit
Konsulenti/ja do të hartojë një Policy Paper analitik që përmbledh:
- mësimet e nxjerra nga pilotimi në Bashkinë Lezhë,
- gjetjet e bazuara në analizë të dokumenteve dhe të dhënave
- rezultatet nga konsultimet me institucionet dhe palët e interesuara,
- rekomandime praktike dhe të zbatueshme për përmirësimin e projekt-VKM-së.
Ky dokument do t’i shërbejë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe institucioneve qendrore në finalizimin e kuadrit ligjor dhe procedurave të implementimit.
Për më shumë klikoni TOR bashkëngjitur:
Afati i fundit i aplikimeve është data 19 Nëntor 2025
Aplikimet dërgohen në adresën: vangjel_kojku@wvi.org