Thirrje e hapur_Kërkohet ekspertizë për çështjet gjinore dhe integrimin gjinor

World Vision Albania, në kuadër të projektit “Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur” po kërkon ekspert/grup ekspertësh për ” Kryerjen e vlerësimit të nevojave të 10 organizatave lokale të shoqërisë civile me fokus çështjet gjinore dhe integrimin gjinor”, si dhe për “Zhvillimin dhe ofrimin e një programi trajnimi të përshtatur për 10 organizata lokale të shoqërisë civile në fushat që lidhen me çështjet gjinore për të forcuar kapacitetet e tyre.” 

Në këtë kuadër, WVA po kërkon ekspert/grup ekspertësh të kualifikuar për konsulencën e kërkuar sipas dokumentit bashkëngjitur.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën vangjel_kojku@wvi.org dokumentet si më poshtë:

  • Shprehje Interesi për pjesëmarrje në tendër me subjekt “Conduct Assessment & Training_Rise Her”. 
  • Nipt/Certifikatë regjistrimi

Pas kësaj faze, të gjithë të interesuarit do të ftohen të dorëzojnë propozimet e tyre nëpërmjet platformës COUPA. 

Afati i fundit për shprehjen e interesit është data 13 Korrik 2024

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.