Thirrje e hapur_Kërkohen kompani/studio për prodhimin e 10 video Podcast-ve

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur”, World Vision Albania shpall thirrjen e hapur drejtuar ekspertëve/grupeve të ekspertëve/studiove në fushën e “Podcast’s Video Production”.

Me anë të kësaj thirrje, WVA synon të identifikojë kompani/ studio apo ekspertë , për të ofruar shërbimin :

Prodhimi i 10 videove podcast që kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e dhunës me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën fizike, dhunën verbale (përfshirë gjuhën e urrejtjes), dhunën psikologjike, dhunën seksuale dhe dhunën socio-ekonomike.

Ky shërbim është i lidhur me projektin “Fuqizojmë vajzat dhe gratë për një jetesë të pavarur”, që po zbatohet në 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit.

WVA synon të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me biznesin fitues për këtë sherbim. 

Të gjithë bizneset e interesuar duhët të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Email për shprehje interesi
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT

Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 11 Shtator 2024

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.