Organizata World Vision Albania rishpall thirrjen e hapur drejtuar bizneseve që ofrojnë shërbim katering në zonën e Durrësit.
Me anë të kësaj thirrjeje, WVA synon të identifikojë biznese për të ofruar shërbimin e Kateringut për zonën e Durrësit, me synimin për të nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me biznesin që do të shpallet fitues për këtë shërbim.
Të gjithë bizneset e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT
Bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre se bashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit besim_hasani@wvi.org
- Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 13 Nëntor 2024.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
Rreth World Vision
World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e rreth 35 mijë fëmijëve në 18 bashki.